Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka folur këtë të mërkurë në lidhje me dënimet e zyrtarëve të lartë.
Gjatë fjalës së saj në mbledhje, Tabaku më së shumti u ndal tek sulmet e Ramës ndaj SPAK, teksa ky i fundit i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta.
Sipas Tabakut, kur pushteti nuk të kontrollon dot, të sulmon.
“Dënimet në rastet që përfshijnë zyrtarë të latë, mbeten të kufizuara, duke nxitur një kulturë mosndëshkimi në strukturat e Shtetit. SPAK dhe strukturat e tjera duhet të forcojnë ende punën. Kur pushteti nuk të kontrollon dot, të sulmon.
Kur shikohet se po shkohet në drejtim të duhur, sulmohet. Zoti Manja dua të ngre shqetësimin tim si deputete dhe si anëtare e këtij komisioni, siç është ndarja e politikës nga vendimmarrja, mosndërhyrja në vendimmarrjen e korrupsionit”, tha Tabaku.