Kryeministri Edi Rama i kë bërë sërish thirrje të rinjve që të mos largohen jashtë vendit por të investojnë këtu në Shqipëri pasi do të kenë mbështetjen e qeverisë.
Rama theksoi se të ardhurat në buxhet nga turizmi janë rritur ku sot llogariten në 17% prej 4% që ishin.
Rama tha se në asnjë vend të botës as në Angli, nuk fitohet më shumë sesa ajo që mund të bëhet me turizmin ose agroturizmin.
“Kur ne nisëm punën për tuizmin të ardhurat në buxhet kanë qenë 4%, kemi pasur një turizëm primitive. Lojtarët janë botërorë dhe konkurenca është e fortë, pasi kanë traditë të gjatë. Detin e kemi pasur të ndaluar, sot pjesmarrja e këtij sektori është 17%. Kemi qenë një vend që bënim lajm për pisllëkun dhe në media dilnim si vend i ndotur. Sot vendi bën lajm në të gjitha mediat botërore, ne e nxjerim kokën. Pra është mes vendeve që rekomandohet për t’u vizituar. Kemi pasur këtë vit sezon realisht të pastër. Ndonëse do përqeshem, të gjithë ata që paguajnë nga 30 mijë paund për të marrë ato rrugët e frikshme të emigracionit, në kërkim të një parajse që nuk kanë për ta gjetur, mund të bëjnë ekonominë e tyre atje në Kukës. Këtë nuk e them bazuar në një ëndërr, por bazuar në ato që kam parë. Të gjithë ata që duan të bëjnë një agroturizëm ne jemi gati t’i mbështesim. Të gjithë ata që e kanë bërë fitojnë më shumë nga ç’do fitonin nga një punë në të bardhë apo të zezë diku tjetër”, tha ai.