Kryeministri Edi Rama nga konferenca e përbashkët me presidentin serb dhe kryeministrin maqedonas, thumboi hapur shtetet e Bashkimit Europian. Ai tha se i është dashur që të fitojë një mandat të tretë, por akoma negociatat për tu anëtarësuar në bllokun europian, akoma nuk janë hapur, pasi sipas tij janë marrë peng nga Bullgaria.
Gjithashtu Rama përdori ironinë kur tha se Maqedonia e Veriut, pavarësisht se ndryshoi emrin, akoma nuk i janë hapur negociatat, teksa tha në formë sarkazme se imagjinojeni të ndryshojë emrin Franca dhe Italia.
Rama: Do ta vlerësonim nëse ky komunitet i Europës ngrihet për të qenë bashkë në një shtëpi të përbashkët, pavarësisht se në kate të ndryshme, po në dhomën e ndenjes qëndrojmë së bashku.
Tema kryesore ishte Maqedonia e Veriut. Ishte Maqedonia njëherë e një kohë dhe 17 vite më vonë është ende në pritje si kandidate për çeljen e negociatave, ndryshoi edhe emrin por nuk bëri dallim. Imagjino të ndryshojë Franca apo Italia emrin. M’u ndesh të fitoja një mandat të tretë që të vazhdoja të prisja për çeljen e bisedimeve dhe ishte shumë e rëndësishme të thoja të vërtetën që arsyeja nuk është thjesht Bullgaria. Por është fryma e deformuar e zgjerimit dhe Bullgaria është shprehja më e dukshme e saj, pra fryma e zgjerimit ka kaluar nga vizioni i përbashkët i një komuniteti te marrja peng nga një shtet.