Kryeministri Edi Rama gjatë replikave me deputetët e opozitës në Kuvend, ka ftuar këta të fundit që ashtu siç u bë me Teatrin Kombëtar, demokratët të shembin “ngrehinën” e vjetër, duke ju referuar Berishës.
Rama tha është turp të shohësh ende demokratë që i shkojnë pas një lecke të shpallur non-grata nga SHBA.
“Shembeni PD-në si Teatrin, lëreni një Aleancë Teatrit të mbrojë dhe atë rrënojë. Ngrini një të re, se demokratët s’dinë kujt t’i shkojnë nga mbrapa. T’i shkojnë mbrapa një lecke të rrënuar të shpallur non-grata nga SHBA është krim”, tha Rama.