Kryeministri Edi Rama, i cili u shpall fitues si deputet në dy qarqet Durrës dhe Vlorës ka preferuar që të mbajë mandatin e deputetit në qytetin e Durrësit duke tradhëtuar pas 8 vitesh qytetin bregdetar të Vlorës. Teuta Ramaj është deputetja e cila do të marrë mandatin në qytetin e Vlorës, pasi ishte renditur e 9 në listën e kandidatëve në këtë qark.
Kujtojmë se gjatë fushatës elektorale kryeministri kishte paralajmëruar se po të fitonte në të dyja qarqet, do të zgjidhte mandatin në Durrës.
Sipas tij, kjo për faktin se Durrësi është zgjedhur nga qeveria edhe si kryeqendra për zbatimin e disa projekteve madhore, siç është edhe ndërtimi i portit të ri, që është premtuar se do të jetë më i madhi në Mesdhe.
‘Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën time, kështu që me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot, ndërkohë në mendjen time Durrësi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt’,-ka thënë Rama në një status në Twitter.
/Priza.al/