Rama: Tuneli i Llogarasë drejt përfundimit

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se punimet në tunelin e Llogarasë kanë avancuar.

Në fazën në të cilën ndodhen punimet janë hapur 5.5 kilometra nga tuneli i cili do të jetë i gjatë 6 kilometra.

Kjo do të thotë se kanë mbetur vetëm 500 metrat e fundit, të cipat sipas asaj që shkruan kryeministri në Facebook, do të përfundojnë në javët e para të janarit 2023.

Rama: Kantieri i tunelit të Llogarasë, ku vetëm në 13 muaj nga momenti i nisjes së punimeve, puna ka avancuar ndjeshëm në 5.5 kilometra hapje tuneli nga 6 kilometra totali, çka do të thotë se kanë mbetur 500 metrat e fundit. Në javët e para të 2023 pritet të përfundojnë plotësisht gërmimet për të vijuar më pas me proceset e tjera të kësaj vepre kaq të rëndësishme infrastrukturore, e cila do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut, duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore.

Tuneli do të jetë i një rëndësie të madhe infrastrukturore pasi pritet të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *