Kryeministri Edi Rama ka vendosur që tu përgjigjet pyetjeve të disa qytetarëve shqiptarë lidhur me krizën energjitike. Përmes një videoje të postua në Facebook, Rama ka përzgjedhur disa pyetje, të cilave u ka dhënë edhe përgjigje. Ep ara ishte e një qytetari me emrin Petrit Gazulli, i cili pyet se përse Shqipëria varet nga tregu ndërkombëtar kur në fakt energjinë elektrike e prodhon në vend dhe nuk e blen në bursë.
Sipas kryeministrit Rama, Shqipëria prodhon energji kur ka reshje dhe blen kur ka thatësirë, për këtë arsye është e varur nga tregu ndërkombëtar për çmimin.
Pjesë nga videoja:
Edi Rama: Përshëndetje, e kam ndjekur me shumë vëmendje gjithë reagimin lidhur me krizën energjitike dhe raportin e komenteve tuaja këtu në këtë faqe mbi këtë krizë. Me një numër komentesh përfaqësues do të mundohem të bëj disa sqarime shumë të thjeshtea.
Pyetja e parë:
Petrit Gazulli: Ne e prodhojmë në vend energjinë elektrike dhe nuk e blejmë në bursë, kështu që edhe çmimin mund ta vendosni vetë?!
Edi Rama: Jo i dashur Petrit, ne prodhojmë kur kemi reshje të mjaftueshme për mbushjen e hidrocentraleve dhe blejmë kur kemi thatësirë. Shqipëria është e varur nga tregu ndërkombëtar njësoj si vendet e tjera.
/Priza.al/