Kryeministri Edi Rama ka komentuar shqiptarët që zgjedhin të emigrojnë për paga më të mira. Në një takim, në një nga bizneset private, Rama tha se shqiptarët mund të shkojnë në Gjermani, por kafen nuk e konsumojnë dot si në atdheu ne tyre. Kreu i qeverisë e konsideroi lodhje më të madhe punën në Gjermani, ndërsa në Shqipëri tha se bëhet me ‘kafe e muhabet’.
“Kafen si këtu harrojeni se e gjeni në Gjermani për muhabet. Në Gjermani s’ka kafe me muhabet, atje është për të mos bërë muhabet dhe harrojeni se krahasohet lodhja këtu me atë atje. Këto që thashë unë barazohen me 0 nëse paga s’është e arsyeshme,”- tha Rama.