Kryeministri Edi Rama njoftoi sot tërheqjen nga vendimi për të rritur çmimin për fashën mbi 800 kilovat. ERE( Enti Rregullator i Energjisë )ka reguar duke publikuar tashmë çmimet për konsumin e energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë, që konsumojnë mbi 800 kWh, që hynte në fuqi në 1 tetor.
Ndërkohë, bën me dije se ende nuk ka marrë vendimin që hyn në fuqi dhe në ditët në vijim mund të rishikohet. Përmes një deklarate ERE thekson se rishikimi do të kryhet në përputhje me ndryshimet e kostove të sigurimit të energjisë elektrike.
Reagimi i plotë:
Për të gjithë konsumatorët familjare që furnizohen nga shërbimi universal.
ERE ka publikuar tashmë çmimet e përditësuara për konsumin e energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë, që konsumojnë mbi 800 kËh. Aktualisht këto çmime janë të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022.
Me VKM nr. 584, datë 08.10.2021, Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike.
Në situatën aktuale të luhatshmerisë së lartë të burimeve të furnizimit me energji elektrike, nga prodhimi vendas, vendimmarrja e Entit Rregullator të Energjisë mbi ndryshimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike, është objekt rishikimi peroidik. Ky rishikim do të kryhet në përputhje me ndryshimet e kostove të sigurimit të energjisë elektrike. ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë, kostot e furnizimit sipas burimit të siguruar të energjisë