Rama deklaroi se deri në fund të mandatit të tretë, paga minimale do të bëhet 40 mijë lekë të reja. Në një kohë kur premtoi se shqiptarët do të shijojnë një rritje rroge, nga ana tjetër, ai është treguar i ashpër me deputetët dhe ministrat.
Kryeministri tha se nëse merr mandatin e tretë, pagat e deputetëve nuk do të rriten. Duke pasqyruar planin qeverisës, sipas tij, gjatë mandatit të tretë do të rriten me 40% pagat e mësuesve dhe bluzave të bardha, 30% administratës, por pagat e parlamentareve nuk do të pësojnë asnjë rritje.
“30% do të rriten dhe pagat e administratës, ndërkohë që pagat e qeveritarëve nuk do të rriten asnjë qindarkë. Taksa për bizneset e vogla do të mbeten zero. Duhet të krijojmë më shumë vende të reja punë në sektorin privat, duke përmirësuar rritjen e investimeve të huaja, duke fuqizuar arsimin profesional. Duke ulur taksat për biznesin. Kemi skuadrën që mundet”, tha Rama.