Rama uron Melonin për marrjen e postit të kryeministres: Shqipëria i detyrohet shumë Italisë

Kryeministri Edi Rama ka uruar për marrjen e detyrës  Giorgia Meloni-n, si kryeministre e Italisë. Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë uron gruan e parë të zgjedhur kryeministre nga populli italian.

Ndërsa i uron homologes së tij fat, kryeministri kujton se Shqipëria i detyrohet shumë Italisë, me të cilën “na lidh një miqësi e lashtë dhe vëllazërore.”

Postimi i plotë:

Urime gruas së parë të thirrur nga populli për të udhëhequr Italinë, një vend të cilit Shqipëria i detyrohet shumë dhe me të cilin na lidh një miqësi e lashtë dhe vëllazërore, e cila ka frymëzuar gjithmonë marrëdhëniet mes qeverive tona. Paç fat!

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *