Kryeministri Edi Rama pritet të niset këtë të martë drejt Italisë për një vizitë dy ditore.
Kreu i qeverisë do të takohet këtë pasdite me Ignazio La Russa, President i Senatit të Republikës së Italisë.
Ditën e nesërme janë parashikuar disa takime zyrtare, përfshirë dhe një takim të posaçëm me homologen italiane Giorgia Meloni.