Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski takohen nesër në Beograd

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe do të marrin pjesë në hapjen e Panairit të parë ndërkombëtar të verës, “Vizioni i verës” të Ballkanit të Hapur, të enjten, më 1 shtator të vitit 2022, në Panairin e Beogradit.

Panairi mbahet nën patronatin e qeverive të Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Qeveria serbe ka njoftuar se ceremonia zyrtare e hapjes së Panairit të parë ndërkombëtar të verës, “Vizioni i verës” në Ballkani i do të mbahet të enjten, më 1 shtator të vitit 2022, në orën 13:00 në Panairin e Beogradit.

 

Siç njoftoi paraprakisht MIA, në këtë manifestim e ka paralajmëruar praninë edhe kryeministri malazez Dritan Abazoviç, ndërsa presidenti serb njoftoi se priten edhe ministrat e jashtëm të Hungarisë dhe Turqisë.

 

Më 2 shtator është planifikuar pjesa politike e Iniciativës nga Ballkani i Hapur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *