Rama zbulon bisedën me Ursula Von Der Leyen: Folëm për samitin e 6 dhjetorit

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, e ka falënderuar këtë të fundit në lidhje me mbështetjen e dhënë ndaj vendit tonë.

Rama gjithashrtu në fjalën e tij, ka folur për krizën energjisë elektrike. Po ashtu ai ka theksuar se do të bisedojnë me presidenten e KE-së për samitin e BE me Ballkanin Perëndimor, i cili do të mbahet në 6 dhjetor në vendin tonë.

“Ndjeshmëria e njohur si ministre e mbrojtjes ndaj kësaj zone të Europës, Balkanit Perëndimor është theksuar edhe më shumë e është bërë më e prekshme me drejtimin e Komisionit. Jemi të vetëdijshëm që falë jush personalisht kishim një mbështetje më të madhe se çdo të kishim normalisht pas tërmetit të pak viteve më parë, sikundër jemi të vetëdijshëm se edhe në këtë situatë të vështirë për të gjithë, falë qasjes së KE ndaj Ballkanit Perëndimor, e tuajën personalisht, ne nuk jemi vetëm. Dua ta falënderoj presidentet për ndalesën në Tiranë. ishim bashkë të shihnim punimet e hekurudhës së re. Për shkak të BERZH projekti nisi më vonë se ç’u parashikua, por mund të themi se në pranverën e 2024 do të kemi aksin hekurudhor për të cilën bëhet fjalë.

Takimi i sotëm ka një vlerë të vecantë pas Presidentja na ka informuar për situatën në kushtet e një luftë ku bombat e plagët i ka në Ukrainë por pasojat ndehen në të gjithë Europën përfshirë ne me çmimet stratosferike të cmimit të enegjiosë dhe inflacionin.

E informova për qasjen tonë, për vendosmërinë të mbështesim me të gjitha mënyrat familjet e bizneset e vogla që mos prekim cmimin e energjisë, peshë e konsiderueshme për buxhetin, peshë e arsyeshme. Kemi folur pak por do takohemi përsëri për një ngjarje të jashtëzakonshme për Shqipërinë, e para në histori në 6 dhjetor kur në Tiranë do kemi samitin e BE me Ballkanin Perëndimor e liderët europianë do vinë në Tiranë. U bëmë skena e një finaleje europiane në futboll në fund gjysmën e parë të vitit e tani skena e një ngjarje politike europiane. Janë dy ngjarje që deri pak vite më parë askush nuk mund ti imagjinonte”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *