Kryeministri Edi Rama ka zbuluar ditën e sotme një mesazh që i ka dërguar homologu i tij në Kosovë, Albin Kurti. Mësohet se ky i fundit i ka kërkuar ndihmë kreut të qeverisë shqiptare që të sjellë vaksina për mësuesit. Rama tha se i është përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese, duke dhënë lajmin se Shqipëria do të vaksinojnë mësuesit e Kosovës.
“Më çoi një mesazh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke më falënderuar, e duke më kërkuar që, meqë ata morën vaksina për mjekët, do dëshironte që ne të ndihmonim për mësuesit. Po, i thashë, patjetër, ne do t’i japim ato që duhen e mundet të vaksinohen edhe mësuesit e Kosovës. E si bëhen këto, me llafe e dëngla, duke fjetur gjumë”, tha Rama.
Vendi ynë ka vaksinuar rreth 500 mjekë të Kosovës, deri sa Prishtina zyrtare mori sasinë e parë të vaksinës nga Astra Zeneca, nëpërmjet mekanizmit të COVAX.