Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për media i ka bërë thirrje qytetarëve qetë ngrihen dhe të kundërshtojnë legalizimin e kanabisit në vend. Sipas liderit historik simboli i vendit nuk duhet të jetë gjethja e hashashit.
“Investim në organizmi kriminale dhe terroriste. I bëj thirrje shqiptarëve të kundërshtojnë këtë drogë të rrezikshme. Rama zgjedh që si simbol shqiptarët të kenë kanabisin. Ky është shërbim që i bënë Rama klientëve të tij. Do të thotë të shkelmosh reputacionin e këtij vendi. Ta bësh kanabis simbol të Shqipërisë, e cila vetëm me biodiversitetin e saj, në specien e bimëve armatike ka bimë dhjetëra herë më të kushtueshme se kanabis që mund të ngrihen industri e fuqishme kozmetike. Edi Rama për shkaqe personale zgjedh kanabisin për ta bërë simbol të shqiptarëve. Vendimi i tij është akt shumë i pamenduar. Pasi e di që dëmton edhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Rama shfrytëzon një rrymë pozitive që është krijuar për hapjen e negociatave”, u shpreh Sali Berisha