Ramën e bezdisin mizat, akrepat dhe insektet, merren masa menjëherë

Nga Dea Dervishi

Parat publike të taksapaguesve shqiptarë janë në dispozicion të mirëqenies dhe mbarëvajtjes së elitës për të bërë të mundur qetësin dhe mos bezdisjen nga insekte dhe mizat apo brejtësve dhe akrepave.

Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare në varësi  drejtë për drejte nga kryeministrit  Edi Rama ka shpallur  një tender 26 milionë lekë.  Tenderi me nr. ref-66048-04-13-2023 ka si objekt dezinfektimin e automjeteve, ambienteve të jashtme dhe të brendshme të Rezidencave Qeveritare për vitin 2023

Por jo vetëm Pallatin e Brigadave dhe vilat në Tiranë, por edhe ato në Vlorë, Dhërmi, Pogradec, Velipojë, etj. Pra me ardhjen e stinës së verës  vilat qeveritare duhet të jenë gati për të pritur kokat e larta të qeverisë.

Dezinfektim i ambienteve të brendshme për Miza, mushkonja, grerëza, akrepe, brejtës dhe furrtare. (Vila Nr30, Vila Nr 31 në Tiranë, Vila Nr 1 Dajt-Tiranë, Pallati i Brigadave Tiranë, Vila Nr 4 Tiranë, Vila Nr 1, Vila Nr 6, Vila Nr 9 Vlorë, Vila Dhërmi, Vila Nr 2, Vila Nr 4, Vila Nr 5 Pogradec, Vila Nr 6, Vila Nr 13, Vila Nr 20, Vila Nr 23 Durrës, Vila Nr 1 Velipoje)”.

Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare kërkon siguri të lartë dhe garanci në cilësi. “Dezinfektim të tapicerise se automjeteve bashke me serdijet, bagazhet dhe të gjithë siperfaqet e automjeteve, kundër viruseve dhe virozave te ndryshme, te ketë siguri te larte dhe garanci në cilësinë dhe efekshmerine e pastrimit. Dezinfektimi do te behet duke përdorur një pajisje që prodhon plazmën e katërt ose një pajisje ULV në rastin për dezinfektimin e makinave përdoret produkte vuirucide” thuhet në relacionin që shoqëron dokumentet e tenderit që janë firmosur nga titullari i institucionit.

Tenderi është  shpallur ditën e sotme dhe pritet që në vijim pas dërgimit të ofertës nga operatorët ekonomik do të publikohet edhe fituesi./Priza.al

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *