“Ramën e rrihnin shokët e lagjes kur ishte i vogël”, gazetari rrëfen: Tani ai do të marrë hak

Gazetari Enkel Demi ka nxjerrë mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘As pro, as Kundër’ fakte të reja për kryeministrin Rama. Gazetari tha se Edi Rama është dhunuar nga shokët kur ka qenë i vogël, duke thënë se kjo është arsyeja se përse ai përdor gjuhën e banditëve.

Demi tregoi më tej se kur ishin të vegjël ata bëheshin bashkë 5 deri në 6 persona dhe godisnin Ramën, i cili dhe në atë kohë ka qenë i gjatë. Sipas gazetarit, kryeministri Rama mundohet të bëjë gjithçka përmes imponimit dhe se ai nuk ka konceptin e një shteti që ka një protokoll.

Deklarata:

“Rama mundohet të na imponohet. Mundohet që të gjitha t’i bëjë nëpërmjet imponimit. Përdor imazhin e të fortit. Secili ka pasur në lagje çuna që bënin si të fortë. Basha është i vetmi politikan që nuk është formuar para viteve 1990. Ne kemi probleme me mentalitetin se jemi formuar para viteve ’90. Ai ka një formim të një natyre tjetër.

Po erdhi në pushtet do të jetë më e lehtë për ta rrëzuar. I vetmi njeri që nuk ka emocion më se kemi 20 vjet që e shohim është Edi Rama. Fuqinë e tij e ka pasur te batuta. Tani flet me gjuhën e banditëve që rri gjithë ditën. Ngaqë kur ka qenë i vogël e rrihnim në lagje ne. Tani mundohet të na marrë hakun. I gjatë ishte por bëheshin nja 5-6 veta. Ai bën një gabim të rëndë se nuk ka konceptin e shtetit. Këta nuk kanë konceptin e një shteti që ka një protokoll. E koncepton shtetin me shkopin e gomës, me gazin e Sandër Lleshajt dhe Ard Veliun që i bënte biografinë gocës së tezes që dilte me një film. Ky është thjesht një rrugaç që me metoda rrugaçërie do me ble qeverinë”, tha Enkel Demi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *