Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social Facebook, inspektimin e përfundimit të punimeve në Unazën e Beratit.
Po ajo që bie në sy është se Rama e ka postuar edhe pak kohë më parë në Facebook, përfundimin kësaj vepre infrastrukturore. Konkretisht me datë 8 gusht, Rama shkruante në rrjetin social, se unaza e re do të ketë një impakt të shumanshëm në zhvillimin dhe njëkohësisht lehtësimin e trafikut në qytetin e Beratit.
Pra kryeministri poston dy herë të njëjtën gjë, e cila përkthehet në propagandë, pasi kemi të bëjmë me të njëjtën vepër infrastrukturore e cila shiihet dy herë në postimet në faqen e kreut të qeverisë.
Unaza e Beratit shënon një vepër të përfunduar me impakt pozitiv si në aspektin funksional për qytetarët vendas, po ashtu edhe për turistët.
Aksi ka gjatësi prej 4.1 km, nga ku 3 kilometra është rrugë e re që nuk ka ekzistuar më parë është një prej investimeve të rëndësishme që ka ndryshuar tërësisht strukturën e qytetit, duke lehtësuar ndjeshëm trafikun, duke afruar dhe ndërlidhur banorët e zonës, si dhe duke shkurtuar ndjeshëm kohën e lëvizjes drejt dy qyteteve të tjera, Çorovodës dhe Poliçanit.