Ramës ‘nuk i del inati’ me ekselentët: Nuk dërguan një mesazh por gjetën punë në kompani prestigjoze

Kryeministrit Edi Rama duket se ‘nuk i ka dalë inati’ me studentët ekselentë të cilët janë financuar nga shteti dhe kanë studiuar jashtë vendit duke mos u rikthyer në Shqipëri për të dhënë kontriboutin e tyre.

Në këtë mënyrë, sipas Ramës ata kanë prishur marrëveshjen me shtetin e cila ka qenë që pas përfundimit të studimeve të kthehen dhe të kontribuojnë këtu.

Gjatë një takimi me të rinjtë e Fierit ditën e sotme, Rama tha se ata jo vetëm që nuk janë kthyer pas përfundimit të studimeve por, as e kanë marrë mundimin të çojnë një mesazh që nuk kthehen sepse kanë gjetur një punë të mirë në një kompani prestigjioze.

“Ka qenë një nismë me qëllim të mirë, një fond për të mbështetur ekselentët që studiojnë jashtë në universitetet më të mira të botës. Me atë fond janë financuar rreth 20 studentë shqiptarë, nga të cilët askush, asnjë pasi ka marrë lekët e shtetit nuk është kthyer ti shërbejnë vendit, pavarësisht se kushti ka qenë shteti do të paguajë studime të shtrenjta dhe ti do vish të kontribuosh.

Jo vetëm që nuk janë kthyer por, nuk e kanë marrë mundimin të çojnë një letër apo një mesazh që të thotë kam gjetur një punë në një kompani të madhe. Këta janë shqiptarë shumë të talentuar dhe të zotë por në këtë pikë e kanë prishur, sepse fare mirë mund të thoshin që ‘unë e mbarova shkollën, nuk vij dot, mora një punë që nuk e refuzoj dot’. Ne vendosëm ta ndërpresim këtë fond dhe këtë para t’ja japim ekselentëve këtu. Por, jo ekselentëve nga 9 deri në 10 por, ekselentë që janë realisht me të gjitha 10”, tha Rama.

Kujtojmë se edhe disa ditë më parë kryeministri Rama tha se do të ndërpritet fondi për studentët ekselentë që studiojnë jashtë me financat e shtetit, pasi ata largohen dhe nuk kthehen më.

“Bursat për ekselentët”, Rama: Pse t’ua japim, ata ikin dhe nuk kthehen më


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *