Personi në foto është Ndue Gjinaj i cili humbi jetën pas një incidenti në punë. 50-vjeçari punonte në një fabrikë mielli në Lezhë, aty ku dhe ra nga një lartësi prej tre metrash dhe pavarësisht ndihmës së shpejtë, nuk mundi të mbijetojë dhe ndërroi jetë disa minuta pas ngjarjes në spital.
Ndërkohë rezulton se i ndjeri Gjinaj, ishte vëllai i 75-vjeçares, Gjele Biba nga fshati Ungrej, Lezhë e cila humbi jetën gjatë nisjes së pelegrinazhit me 14 mars në Kishën e Shna Ndout në Laç.
Teksa po ngjitej për të shkuar në shpellën tip guve, në Kishën e Laçit, gruaja humbi ekuilibrin dhe ra nga lartësia duke humbur dhe jetën.