Raport vjetor/ Kraja për SPAK: Fokus korrupsioni! Kemi dënuar funksionarë të lartë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja ka prezantuar sot në Kuvend veprimtarinë e institucionit që ia drejton gjatë vitit 2021.

Kraja tha se gjatë 2021 janë regjistruar 15 procedime penale të pastrimit të veprës penale si dhe janë dënuar 11 të pandehur.

Sakaq shtoi se janë konfiskuar pasuri me vlerë mbi 70 milion euro.

“SPAK ka realizuar bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme, policinë, KLSH etj. prioritet tjetër ka qenë konsolidimi dhe rritja e bashkëpunimit me autoritetet e huaja. Janë kryer hetime dhe aksione të përbashkëta. Në 2021 janë regjistruar 15 procedime penale të pastrimit të veprës penale. Janë dënuar 11 të pandehur. Janë konfiskuar pasuri. Mbi 70 milion euro pasuri të konfiskuara.

Bashkëpunimi me policinë e shtetit është një domosdoshmëri. Përkrah detyrimeve ligjore është vënë theki në hetimet e vetë prokurorëve. Për luftën kundër korrupsionit, SPAK ka qenë e fokusuar sidomos në nivele të larta. Janë deklaruar fajtorë subjekte që kanë ushtruar funksione të larta. Gjatë 2021 janë ndjekur me përparësi veprat penale në zgjedhje.  Gjatë 2021 ka pasur në fokus luftën kundër terrorizmit”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *