Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka komentuar mbi raportin e DASH, për sa i përket pavarësisë të sistemit të drejtësisë. Ai shprehet se kjo është një qeveri e korruptuar, për këtë arsye palët duhet të bëhen bashkë pavarësisht bindjeve politike kundër kësaj qeverie duke ia shkurtuar jetën politike që bën gjithçka madje edhe duke shitur edhe të drejtat e Shqiptarëve vetëm për karrigen e Edi Ramës.
Deklarata e plotë:
Qeveria e Edi Ramës përbën një rrezik real për të drejtat e qytetarëve shqiptarë përmes korrupsionit masiv, presionit politik mbi drejtësinë dhe presionit ekonomik mbi median dhe blerjes së votës. Ky është rezultati pas skanerit që Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë situatës së të drejtave të njeriut në vend gjatë vitit elektoral 2021. Raporti i DASH vërteton më së miri të gjitha shqetësimet, denoncimet dhe akuzat e Partisë Demokratike dhe të opozitës. A ishin shqiptarët të lirë te zgjidhnin qeverinë që donin? Departamenti i Shtetit thotë Jo! Vullneti i shqiptarëve është deformuar nga një qeveri që bleu votat, që përdori buxhetin e shtetit dhe sistemin kriminal të patronazhi mit, duke ekspozuar mbi 900 mijë qytetarë përballë presionit politik të partise në pushtet. A është sistemi i drejtësisë i pavarur? Raporti Departamentit Amerikan te shtetit thotë Jo! “Megjithëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”, thekson raporti. Shqiptarët e dinë se kush e ka fuqinë për t’i bërë presion drejtësisë. Ka një emër, që duhet të jetë në krye të listës si pengmarrës i drejtësisë së pavarur! Ky është Edi Rama. Një nga shfaqjet më brutale të këtij presioni, Edi Rama e dha gjatë kongresit të Partisë Socialiste, kur i tregoi SPAK-ut kë duhet të hetojë dhe kush është i paprekshëm. Partia Demokratike ka votuar për një drejtësi që t’i japë fund pandëshkueshme risë në nivelet më të larta të qeverisë, por me Edi Ramën që kontrollon çdo pushtet, ky mision është i minuar. A është kjo qeveri e korruptuar? Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit thotë po. Një qeveri e korruptuar në të gjitha degët e saj, siç pohon Departamenti i Shtetit, një kryeministër i korruptuar dhe presioni politik ndaj drejtësisë është një këmbanë alarmi për shqiptarët! Ka ardhur koha që të bëhemi bashkë, pavarësisht bindjeve politike, për t’ia shkurtuar jetën kësaj qeverie që të drejtat e shqiptarëve i shet dhe i blen për karrigen personale të Edi Ramës.