Raporti i DASH për korrupsionin, deputeti i PD: Këtu po ecin vetëm 3-4 klientët e qeverisë dhe ata që po pastrojnë paratë e kokainës.

Deputeti i PD Dashnor Sula reagoi pas publikimit të raportit te DASH per investimet ne Shqipëri

Sula  me anë të një postimi  akuzon  kryeministrin Edi Rama se në një kohë që ai ka marrë pushimet “në sarajet e tij”, korrupsioni vijon të dëmtojë vendin.

I  referuar tek  raportit më i fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Sula thekson se janë përkeqësuar treguesit ekonomik të Shqipërisë në 10 vitet e fundit prej korrupsionit endemik në administratën shtetërore, në gjyqësor dhe konkurencës së pandershme.

Sipas deputetit të selisë blu, të ardhmen në Shqipëri e shohin vetëm 4-5 klientët kryesore që përfitojnë nga tenderët dhe koncesionet e qeverisë, dhe trafikantët e drogës.

Postimi i plotë i  Dashnor Sulës:

Qeveria e regresit!

Sulltani ka ditë që nuk po ndihet. Ka marrë pushimet e ka shkuar në sarajet e tija. Por korrupsioni vazhdon. Kryeministri mendon se do ta kalojë në heshtje, por e siguroj se gabon rëndë. Situata është tejet e rendë dhe për këtë përgjegjësi të drejtëpërdrejtë ka qeveria. Në mënyrë të vazhdueshme kam denoncuar në bazë të informacioneve dhe fakteve, korrupsionin dhe politikat dashakeqëse të kësaj qeverie. Kanë qenë me fakte.

Nuk kam pasur dyshim për ato qe kam denoncuar bashkë edhe me shumë nga kolegët e mi të opozitës. Por sot po reagoj sepse të gjitha ato që kemi denoncuar ditë pas dite u konfirmuan edhe nga raporti i DASH.

Departamenti Amerikan i Shtetit, etaloni i së vërtetës publikoi mbrëme Raportin për korrupsionin dhe përceptimin e të bërit biznes.

Korrupsioni endemik në administratën shtetërore, në gjyqsor, ekonomia informale, konkurenca e pandershme ishin disa nga shqetësimet që përshkruheshin për vendin tonë.

Në 10 vite qeverisje të SULLTANIT treguesit vetëm janë përkeqësuar. Por sërish Kryeministri përgjegjësinë e hedh diku tjetër. Me siguri edhe për këtë Raport Rama do thotë se është “copy paste” nga viti i kaluar. Por në fakt e vërteta është se nuk ështe copy paste, sepse treguesit janë përkeqësuar.

Në Shqiperi biznesi i ndershëm e ka çdo ditë e më shumë të vështirë që të mbijetojë. Këtu po ecin vetëm 3-4 klientët e qeverisë dhe ata që po pastrojnë paratë e kokainës. Para pak ditës e pam sesi bosi i drogës që u kap në Spanjë kishte marrë tendera publik në Shqipëri. Trafikanti u godit nga autoritetet e Spanjës sepse këtu ai ishte biznesmen i nderuar me tendera rindërtimi e ndërtues pallatesh.

Dje në Zërin e Amerikës e konfirmoi edhe kreu i SPAK, z. Kraja kur tha se bandat jane të fuqishme ekonomikisht dhe se po pastrojnë paratë. Ata janë të fuqishëm sepse gëzojnë mbrojtje politike. Sepse kanë hedhur lekë për të blerë vota për të mbajtur SULLTANIN në pushtet. Kryeministri e pranoi bashkëpunimin me ta dhe tani smund të shkëputet dhe as nuk mund ti luftojë. Ndaj e vetmja rrugë është largimi një orë e më parë e kësaj qeverie.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *