Raporti i Dhomës Amerikane, Kim: Lufta ndaj korrupsionit dhe gjykatat e pastra do të tërheqin…

Indeksi i Dhomës Amerikane të Tregtisë për vitin 2020, shënoi nivelin më të ulët të besimit të bizneseve amerikane tek ekonomia shqiptare që nga viti 2012.

Në lidhje me këtë gjë Ambasadorja Yuri Kim ka bërë një postim në Twitter ku shkruan se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë  midis sundimit të ligjit dhe biznesit.

Sipas saj, rregullat e qarta dhe gjykatat e pastra do të tërheqin më shumë investime amerikane e do i japin më shumë shqiptarëve prosperitet.

Statusi i Yuri Kim:
Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis sundimit të ligjit dhe biznesit. Rregullat e qarta (përfshirë zgjidhjen përfundimtare të të drejtave të pronësisë), gjykatat e pastra dhe ndjekja e vazhdueshme e korrupsionit do të tërheqin më shumë investime amerikane dhe do t’i japin më shumë shqiptarëve një shtyrje të drejtë drejt prosperitetit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *