Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fjalimit të tij në Komsionin Europian për rezolutën kundër raportit të Dick Martyt.
Në një deklaratë për mediat, Rama tha se i gjithë raporti për organet e trafikuara gjatë luftës së Kosovës është një çorbë e shpifur nga ana e anëtarëve të dikurshëm të KiE.
“S’do isha i shqetësuar nëse nuk do të kishte reagime. Por është normale. Është si një bombë në mes të mexhelisit ku është gatuar gjithë ajo çorbë. Them se është gatuar një çorbë e shpifur në përpjekje për të gatuar një ushqim të mrekullishëm”, tha ai.