Zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian, Christiane Hohmann kanë komentuar raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.
Në një konferencë për mediat, Hohmann tha se vendi ynë ka ende shumë për të bërë në lidhje me ligjin, lirinë e medias apo reformën në drejtësi.
Sakaq shtoi se Shqipëria në aspektin ekonomik shihet se e ka marrë vetën më shpejt se sa pritej, pavarësisht krizave.
“Raporti tregon ndryshimet e funda në KE dhe i bën thirrje për ndryshim në reforma. Reporma në drejtësi ka vazhduar po ashtu dhe vettingu. Flitet dhe për pika kyçe dhe përmirësimin e magjisturtës. KE shprehet se SPAK ka bërë punë të mirë, duhet të vazhdojnë reformat për sundimin e ligjit. Shqipëria ka filluar negociatat dhe një fushë për të cilën ngrihet shqetësim është liria e medias. Keqinformimi shihet një pikë delikate, liria e gazetarëve nuk është përmirësuar. Duhen di8sa projektligje për t’u miratuar, si dhe fuqizimi i të dhënave. Raporti tregon se Shqipëria e ka marrë veten më shpejt sesa mendohej”, tha ajo.