Sipas Raportit të Lumturisë Botërore Finlanda është sërish vendi më i lumtur në botë. Raporti ka disa kritere për të përcaktuar lumturinë e një vendi si mbështetja sociale, të ardhurat, shëndeti, liria, bujaria dhe mungesa e korrupsionit.
Ky website përdor të dhënat e sondazhit global për të raportuar se si njerëzit vlerësojnë jetën e tyre në më shumë se 150 vende në mbarë botën.
Për të gjashtën vit radhazi Finlanda kryeson listën, e ndjekur nga Danimarka, Islanda, Izraeli, Holanda, Suedia, Norvegjia, Zvicra, Luksemburgu dhe Zelanda e Re.
Për sa i përket Shqipërisë, vendi ynë renditet në vendin e 83. Shumë para nesh janë vendet fqinje si Mali i zi, Greqia, por edhe Kosova e cila renditet në vendin e 34 shumë pranë Italisë dhe Spanjës. Ndërsa Maqedonia e Veriut renditet poshtë nesh dhe është e pozicionuar në vendin e 87.
Afganistani dhe Libani i shkatërruar nga lufta mbeten dy nga vendet më të ‘palumtura’ në sondazh.