‘Raporti i ODIHR për zgjedhjet, rrëzon ligjin e Lulit për dekriminalizimin’

Nga Ylli Manjani

Raportin e ODIHR, PS nuk e lexon se nuk ka interes. Por PD nuk e lexon deri në fund. Nejse.

Por rekomandimi me nr. 14 i këtij Raporti thotë se ligji nuk mund të ndalojë kandidimin e askujt që nuk është dënuar me vendim të formës së prerë. Edhe sikur të kesh qenë ose je i arrestuar, apo i deportuar nga një vend tjetër, prap nuk të hiqet e drejta për të kandiduar. Rrjedhimisht nuk ka më debat për legjitimitetin e mandatit të marrë në këto kushte. Sepse votën e popullit nuk ka sesi ta transferojë ligji.

Ky është rregulli bazë në çdo demokraci.

Pra edhe ligji i Lulit për dekriminalizim në këtë pjesë ka rënë.

Bota demokratike flet për demokraci dhe jo neokomunizma!

Se në fakt, siç edhe e kemi thënë, nuk ka dekriminalizim duke kriminalizuar njerëz me zor!

Nuk kriminalizohen njerëzit për jetë me ligje politike. Aq më pak pa vendime dënimi të gjykatave!

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *