Shqipëria renditet e treta në botë për diasporën më të madhe.
Lista e vendeve me përqindjen më të madhe të popullsisë vendase që jeton në diasporë zbulon histori lufte dhe shpërnguljeje por, edhe stanjacion ekonomik dhe mungesë perspektive.
Shqipëria mban vendin e tretë në këtë listë sipas STATISTA që citon OKB-në, ku 30.7 përqind e popullsisë jeton në diasporë.
Në rajonet ku vendet e vogla janë të zakonshme, dhe si faktor shtohet largësia, për shembull, në Karaibe ose Oqeani, jeta në diasporë është më e përhapura.
Nga të gjitha vendet sovrane me të paktën 750,000 banorë, kombi i Karaibeve, Guajana kishte pjesën më të rëndësishme të popullsisë së saj të lindur në vend – 36.4 përqind – që jetonte jashtë vendit. Xhamajka vjen e pesta me 28.6 për qind. Duke marrë parasysh vendet e pavarura të të gjitha madhësive, kombet ishullore dominojnë vendet e para të renditjes, me deri në gjysmën e popullsisë së tyre të vendosur në vende të tjera.
Polinezia ishte rajoni me përqindjen më të lartë të diasporës në 2020, me 28.7 përqind, e ndjekur nga Karaibet me 17.7 përqind.
Një grup tjetër kombesh që zakonisht shfaqet në mesin e vendeve me diaspora më të gjera janë ato në Evropën Lindore dhe në Ballkan. Pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990, shumë njerëz u larguan në kërkim të mundësive më të mira ekonomike, për shembull, Evropa Perëndimore.
Luftërat e përgjakshme civile në vitet në vijim i shtuan këto efekte në disa vende. Kjo shihet sot në Bosnje dhe Hercegovinë, ku 34 për qind e popullsisë jeton jashtë vendit dhe në Shqipëri, ku kjo shifër është 30.7 për qind.
Vendet e përfshira aktualisht ose kohët e fundit në luftë kanë gjithashtu diaspora të mëdha. Kjo vlen për Sirinë, ku rreth 30 për qind e popullsisë prej 28 milionë banorësh tani jetojnë jashtë vendit, si dhe Sudanin e Jugut (21 për qind).
Vendet e keqmenaxhuara rëndë nga qeveritë e tyre përfshijnë Eritrenë me 18.5 përqind të diasporës dhe Venezuelën me 16.6 përqind. Një diasporë edhe më e madhe mund të gjendet në El Salvador me 20.4 për qind. Një luftë civile përfundoi në vendin e vogël të Amerikës Qendrore në vitin 1992, por dhuna e bandave ka mbizotëruar.
Megjithatë, diaspora më e madhe e nxitur nga konflikti shihet në një territor josovran, pasi më shumë se 45 për qind e të lindurve në Palestinë aktualisht banojnë jashtë vendit, sipas shifrave të OKB-së.