Raporti i policisë për zgjedhjet e 14 majit/ Rrumbullaku: Janë evidentuar 54 vepra penale, 88 persona në hetim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi se nga data 12 prill deri sot janë evidentuar 54 raste të krimeve zgjedhore.

Ai gjithashtu përmendi se e aktualisht po hetohen, 88 persona.

Rrumbullaku nënvizoi se në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore si dhe mbarvajtjes së aktiviteteve politike janë angazhuar 5081 punonjës policie në 1471 aktiviteteve elektorale.

“Gjatë periudhës zgjedhore, strukturat e posaçme hetimore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, kanë vlerësuar dhe analizuar, çdo indicie, çdo informacion, kallëzim apo deklarim të çdo qytetari, përfaqësues të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve, me qëllim, sqarimin e rrethanave, sigurimin e provave dhe vendosjene  autorëve para drejtësisë. Nga të dhënat statistikore rezulton se, nga 14 prill deri më 12 maj, janë evidentuar gjithsej 54 raste raste të veprave penale në fushën e krimeve zgjedhore, ku janë proceduar penalisht, gjithsej, 88 shtetas.

Të ndara sipas veprave penale; Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve, 25 raste me 45 autorë, përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike apo zgjedhore, 1 rast me 1 autor, korrupsioni pasiv në zgjedhje, 20 raste me 25 autorë; kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje, 2 raste me 3 autorë; pengimi i zgjedhësit, 3 raste me 7 autorë; shkelja e të drejtës së zgjedhjes, 3 raste me 7 autorë”, theksoi ai

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *