Raporti për politikën monetare/ Sejko: Rritja e çmimeve rrezik për stabilitetin financiar

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një deklaratë për mediat njoftoi miratimin e raportit për politikën monetare.

Sejko tha se rritja e shpejtë e çmimeve rrezikon të sjellë stabilitet financiar në vend, ku theksoi norma e interesit do të rritet me 0.5%

Sakaq shtoi se rritja e çmimeve do të ulë konsumin e familjeve.

“Kemi miratuar raportin për politikën monetare. Banka e Shqipërisë do të risë normën e interesit me 0.5%, ka pasur kërkesë për kredi. Rritja e çmimeve ngelet rrezik për stabilitetin financiar të vendit. Vendosëm normalizimin për stabilitetin ekonomik. Inflacioni u rrit më shumë në korrik dhe gusht si pasojë e rritjes së çmimit të naftës e ushqimeve. Lufta në Ukrainë shkaktoi probleme në tregun e ushqimeve bazë, pasi çmimet janë rritur. Ekonomia është rritur gjatë 6 mujorit. Rritja e çmimeve do të ulë konsumin e familjeve”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *