Agjencia Europiane e Mjedisit e rendit Shqipërinë të fundit të listës sa i takon pastërtisë së ujërave të larjes në det, liqen apo lumenj. Ujërat më të pastra në Europë ndodhen në Qipro, Austri, Kroaci dhe Greqi.
Në Austri, Belgjikë, Bullgari, Maltë, Luksemburg dhe Rumani ujërat e larjes përmbushnin të paktën standardin minimal të cilësisë në vitin 2023. Megjithatë në 5 vende: Shqipëri, Belgjikë, Estoni, Hungari dhe Poloni, më pak se 70% e ujërave të larjes ishin me cilësi të shkëlqyer, sipas raportit.
“Nga 22,081 ujërat e raportuara të larjes në Evropë në vitin 2023, rreth 85% ishin të cilësisë së shkëlqyer. Në katër vende – Qipro, Austri, Kroaci dhe Greqi – 95% ose më shumë e ujërave të larjes ishin të cilësisë së shkëlqyer.
Në Austri, Belgjikë, Bullgari, Maltë, Luksemburg dhe Rumani të gjitha ujërat përmbushnin të paktën standardin minimal të cilësisë në vitin 2023. Megjithatë, në pesë vende — Shqipëri, Belgjikë, Estoni, Hungari dhe Poloni — më pak se 70% e ujërave të larjes ishin me cilësi të shkëlqyer” thuhet në raport.