Në Komisionin për Veprimtarinë prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, është zhvilluar një seancë dëgjimore Kryetarin e Bordit të Entit Rregullator të Energjisë, Pertit Ahmeti, lidhur me raportin vjetor të ERE-s për vitin 2021.
Deputeti democrat Helidon Bushati, i është drejtuar Elton Radheshit, sekretari i Përgjithshëm i Entit duke I thënë se përse shitja e energjisë filloi në muajin Prill të vitit 2021, kur mund të ruhej dhe në muajin shtator që të mos blihej me çmim më të shtrenjtë
“Në periudhën kur u shit në prill, kishte prurje anësore, e pamundur të mbahej, edhe në raport është trajtuar. Pse është blerë në gusht? Sepse rritet konsumi dhe prodhimi vendas nuk e plotëson dot konsumin, nuk mund ta dinim se do rritej çmimi në shtator, sepse viti 2021 ka qenë vit atipik”, u shpreh ai..
Por Bushati ka replikuar sërish me të duke i thënë se ka të bëjë me një keqmenaxhim fondesh publike.
“Ju jeni shumë specialist, por problemi është se ka një tabelë regjimesh dhe nga maji deri në shtator te rregullorja nuk lejohet nëse nuk kalon në 296 relative, nuk ka qene në 296 që ju ta shisnit dhe ta shfrytëzonit kaskadën me mbi 370%, ndaj ose përgjigjuni ose thoni që është keqmenaxhim i OSHEE, mos bëni avokatin mbrojtës të këtyre SHA-ve që keqmenaxhojnë fondet publik”, tha Bushati.
“Zoti Bushati kërkoj mirëkuptimin tuaj, vetëm një gjë dua të them për të sqaruar, kaskada e Drinit ka një koeficient dhe ka qene i pranishëm në shumë vite dhe kanë qenë riciklimet 10 vjeçar me këto prurje të mira, pa dashur të abuzoj, kanë sjellë dhe përmbytje në Shkodër. Ne nuk jemi avokatët e KESH por themi pjesën logjike të kaskadës. Kemi kërkuar dhe ne informacion por jemi në moment diskutimi por refuzoj të them konkluzionet pikërisht për këtë problem, proces i ricikluar, por këtë vit është më pikant, sepse kemi përgjegjësinë e kësaj pune”, iu përgjigj ai.