Drejtuesi i lartë i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja po raporton këtë të enjte në KLP, ku dhe është pyetur në lidhje me aksionet e SPAK dhe punën me BKH.
Kraja ndër të tjera ka pohuar se, nëse ka vetëm një rast shpërdorimi në lidhje me të, ky i fundit zotohet të japë dorëheqjen.
Pyetje: Ju duken të drejta aksionet e policisë për grupe te strukturuara dhe kanë dalë për shpërdorim detyre?
Arben Kraja: SPAK nuk ka nisur asnjë hetim për shpërdorim detyre, nëse ju më thoni një rast une jap dorëheqjen. Kemi sekuestruar 70 milionë euro nga asete kriminale.