Një 15-vjeçare është denoncuar e humbur nga familjarët e saj në Tiranë. Policia bën me dije se familjarët janë paraqitur në komisariatin nr.1 në kryeqytet dhe kanë kërkuar ndihmë për lokalizimin e të miturës.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi M. D., 57 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa, mbesa e tij 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.