Raportuesi për Shqipërinë në CDU, deputeti gjerman Peter Beyer ka reaguar pas vizitës së tij në Tiranë. Ai ka ndarë disa foto nga takimet që ka zhvilluar duke theksuar se fokusi i tij ka qenë në dy tema. Beyer flet për rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe mbi situatën në PD.
Gjithashtu ai shprehet se nuk do të pranojë asnjë bashkëpunim me personat e shpallur non grata duke iu referuar ish-kryeministrin Sali Berisha.
Postimi i Plotë:
Kam tre ditë që jam në Tiranë/ Shqipëri për bisedime të larta politike. Fokusi ishte në dy tema:
1. Antarësimi i Shqipërisë në BE :
Shqipëria nuk duhet të jetë viktimë e bllokadës të turpshme të Bullgarisë. Shqipëria tani duhet të ftohet në konferencën e ardhshme ndërqeveritare si hapi i ardhshëm konkret në procesin e pranimit në BE.
2. Situata e Partisë Demokratike, PD:
Demokracisë parlamentare të Shqipërisë i duhet një opozitë e bashkuar, e fortë. Agjendat personale të individëve nuk duhet të luajnë rol jashtë përgjegjësisë për vendin. Është e qartë se çdo lloj bashkëpunimi me një “persona non grata” si kombëtarisht ashtu edhe ndërkombëtarisht është i ndaluar që në fillim. Ky është një pozicion i përbashkët, i pakontestueshëm që ne e përfaqësojmë rreptësisht në unison me miqtë tanë në SHBA