Rashë në dashuri me ekipin tim’ Tuchel bën deklaratën e çuditshme pas humbjes 3-0 kundër City

Thomas Tuchel këmbënguli se ai “ra në dashuri” me skuadrën e Bayern Munichut gjatë mposhtjes së tyre kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Tuchel pranoi se ekipit të tij i mungonte “besimi dhe forma”, por ai u përmbajt duke mos qenë i ashpër ndaj tyre dhe përkundrazi vlerësoi përpjekjet e tyre.

“Sigurisht, rezultati është i hidhur për ne. U dashurova pak me ekipin tim sot, me mënyrën se si ata performuan. Edhe nëse tingëllon e çuditshme, ishte shumë argëtuese. Mendoj se lojtarëve tanë u mungonte pak vetëbesimi dhe forma”, tha ai për Prime Video.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *