Së fundmi mësohet se Napoli ka zgjuar interesin për 22 vjeçarin. Klubi napoletan ka humbur shumë prej cilësisë së saj në ofensivë dhe kërkon një profil interesant në repartin e sulmit.
GDS zbulon se blutë janë të gatshtëm të bëjnë një ofertë të rëndësishme në drejtim të klubit nga Reggio Emilia, vetëm e vetëm që të bindin Sassuolon për ta lënë të lirë. Raspadori ka shënuar 10 gola në sezonin e fundit.