Rast i rrallë/ 27-vjeçarja shpërfill sharjet pse mban mjekër: Universi donte që të ishte kështu! (FOTO)

Një 27-vjeçare e cila ka mbajtur mjekër që në moshën 15-vjeçare, nuk do t’ia dijë për komentet negative që i vijnë në rrjetet sociale. Klyde Warren, 27 vjeç, nga Nebraska, ka thënë se qimet e saj në mjekër, janë tipari i saj i preferuar. Pavarësisht komenteve negative që kanë shpërthyer në adresë të saj, ajo është e palëkundur, e madje e ka shprehur publikisht se e ka pranuar veten e saj ashtu siç është.

Përkundrejt komenteve tallëse, ajo thotë se nuk do të ndalet, e madje do të gjejë një partner që ta dojë ashtu siç është. Mbetet ende mister se çfarë ka ndodhur me qimet e tepërta në fytyrë, ndërsa ka thënë publikisht se nuk do t’ia dijë për negativitetin e njerëzve.

Lidhur me këtë çështje, ajo është shprehur: “Kam shumë shikime dhe njerëzit në Tinder do të largohen nga rruga e tyre për të më dërguar mesazhe, dhe do të më thonë se jam e neveritshme dhe e pagdhendur”. Madje ajo ka shtuar më tej se partneri i saj i fundit, ishte mbështetës dhe e donte mjekrën e saj.

Klyde Warren kishte parë për herë të parë flokë të trasha në moshën 15-vjeçare, dhe asnjëherë nuk tentoi që ta hiqte me brisk.

27-vjeçarja ka thënë se mjekra e saj është e lehtë për tu pastruar, dhe thjesht ka nevojë për një rregullim të rastit dhe për tu larë një herë në ditë.

E ndërsa e ëma e saj e ka këshilluar që të bëjë diçka për mjekrën, ajo nuk ka pranuar. “Nëna ime kishte diçka për të thënë në lidhje me të. Asaj nuk i pëlqente aspak, dhe më tha ta merrja nën kontroll por nuk më interesonte. Unë nuk pranova ta rruaj. Unë thjesht punoj për besimin tim, është në rregull të jem pak më ndryshe”.

“Shumë njerëz janë të vetëdijshëm për veten, por ju duhet të mësoni të jeni rehat në lëkurën tuaj, gjë që mund të jetë vërtet e vështirë. Universi donte që të ishte kështu, kështu që unë do t’i besoj’, ka thënë ajo.

Burimi i lajmithttps://www.dailymail.co.uk/femail/article-9405591/Woman-refuses-shave-stubble-embracing-life-facial-hair.html

Përshtatur nga Priza.al

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *