Raste kontaminimi dhe në Shqipëri?! AKU ndërron mendje: Mos konsumoni  çokollata Kinder!

AKU ditën e sotme ka ndryshuar qëndrim në lidhje me konsumin ose jo të çokollatave Kinder. Vetëm një javë më parë AKU pohoi se nuk janë evidentuar raste kontaminimesh dhe se nuk kishte nevojë për panik.

Por vetëm pesë ditë më vonë, konkretisht më datë 12 prill, AKU ndërron mendje dhe u thotë qytetarëve që të mos i konsumojnë çokollatat Kinder Surprise pasi dyshohet se janë të kontaminuar me Salmonelë. Kujtojmë, se skandali ka marrë përmasa të mëdha, sakaq autoritetet belge kanë mbyllur fabrikën e prodhimit të çokollatave Kinder Surprise në Belgjikë.

Njoftimi i AKU

Lidhur me evidentimin e disa rasteve helmimesh nga Salmonella në produkte çokollate në Britaninë e Madhe, pas njoftimit nga RASFF, AKU vijon monitorimet dhe verifikimet në terren dhe pikat e inspektimit kufitar.

AKU vijon procedurën e tërheqjes nga tregu të produkteve që RASSF ka evidentuar. AKU njofton dhe këshillon konsumatorët që të shmangin blerjen e produkteve të mëposhtme dhe nëse kanë blerë të mos konsumojnë produktet e listuara:

  • KINDER SCHOKOBONS (të gjitha llojet e tyre)
  • KINDER SCHOKOBONS të gjitha lotet për paketimin 125 g
  • KINDER SORPRESA MAXI të gjitha lotet për paketimin 100 g
  • KINDER MAXI MIX te gjitha lotet për paketimin 133 g

Në një pikë inspektimi kufitar është paraqitur subjekt për import produktesh çokollate Kinder dhe bazuar në kontrollin dokumentar e identitar rezultoi se ngarkesa kishte produkt, për të cilin kompania prodhuese ka njoftuar se duhet tërhequr nga tregu. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka proceduar me refuzim në kufi për ngarkesën e kthim në vendin e origjinës.

Sigurojmë konsumatorët se drejtoritë rajonale dhe trupat inspektuese në terren dhe në pikat e inspektimit kufitar janë në monitorim dhe ndjekje të situatës dhe për çdo zhvillim do të kryhet njoftimi i konsumatorëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *