Fotoja e mëposhtme ku shfaqet presidenti rus Vladimir Putin në një konferencë, në pamje të parë nuk ka asgjë të jashtëzakonshme por ka një detaj tepër interesant që lidhet me vendin tonë.
Logo në foto është e ngjashme me logon e Partisë Demokratike në kohën kur atë e drejtonte Lulzim Basha, i cili është përfolur se ka marrë financime nga rusër.
Në vitin 2017, në dosjen e quajtur “Muzin”, del se kreu i PD-së u financua nga rusët për një foto me presidentin e asaj kohe në SHBA, Donald Trump.
Departamentin i Drejtësisë ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike e Shqipërisë me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Financimi fillonte nga disa komopani në Edinburgh dhe më pas përfundonte tek lobimi i Nick Muzin, i cili në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, deklaroi dy herë shumat e marra nga Lulzim Basha për lobim në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe në zyrën e presidentit Donald Trump.
Dosja u mbyll në vitin 201, ndërsa akuzat ndaj Bashës vijojnë edhe sot. Logo e përbashkët mes konferencës së Putin dhe PD-së së Bashës mund të jetë edhe rastësi. /Priza.al