Rastësi?! Vila ku po zhvillohet takimi Kurti-Vuçiç ishte dikur në pronësi të…

Takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është mbajtur në një vilë në Ohër. Kjo e fundit ishte dikur në pronësi të ish-presidentit të Jugosllavisë, Josip Broz Titos. Vila Biljana është një kompleks vilash shtetërore që përfshin vilën e presidentit të Maqedonisë së Veriut, vilën e kryeministrit dhe vilën e ministrisë së Brendshëm dhe të administratës publike.

Në periudhën e komunizmit ky kompleks ishte në pronësi të Josip Broz Titos, por tani është në pronësi të qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Godina, në periudhën e verës vilat shfrytëzohen për pushimet e pushtetarëve maqedonas.

Vila Biljana është e vendosur në një shkëmb, ku shihet pamja e bukur e Liqenit të Ohrit.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *