Mbarë opinioni publik u trondit sot nga dhuna që punonjësja Aurona Pelaj ka ushtruar ndaj të moshuarës në një azil në Pejë, Kosovë.
Lidhur me rastin e dhunës në Pejë ka reaguar edhe, pronari i Azilit Anton Rasaj i cili ka kërkuar falje për pamjet tronditëse të shpërndara.
“Kërkojmë ndjesë për pamjet e rënda që na kanë goditur secilin! Unë Anton Rasaj sot si aksionari më i madh në shoqërinë Orenda në Pejë kam rastisur të jem këtu me familje. Me urgjencë kam marr veprimet personalisht. Nuk kam fjale ta përshkruaj se si jam ndjere kur e kam parë sjelljen e infermiereve”,
Gjithashtu pronari bën me dije se ka larguar nga puna personelin në fjalë dhe se i vjen shumë keq nga ajo që ka ndodhur.
Ai tha se përgjegjësit do të ndiqen penalisht lidhur me këtë ngjarje.
Shkrimi i plotë:
Të nderuar,
Ju kërkojmë ndjesë për pamjet e rënda që na kanë goditur secilin! unë Anton Rasaj sot si aksionari me i madh ne shoqerinë Orenda në Pejë kam rastisur të jem këtu me familje. Me urgjencë kam marr veprimet personalisht!
Unë jam investitor, kursimet e fituara jashtë vendit me familje vendosem ti investojmë në vendlindje. kemi punesuar personel dhe jemi kujdesur që të krijojmë vende pune për bashkëatdhetar tonë dhe të kujdesemi që të ketë maksimalisht sjellje profesionale nga personeli në qendrën tonë, por ja që situata në fjalë na ka lanë pa fjalë dhe plotë mllef!
Na janë besuar prindër të familjarëve, për çka ngjarja sot na ka lënduar shumë sa nuk gjejmë fjalë të shprehim këtë indinnatë.
Nuk kam fjale ta pershkruaj se si jam ndjere kur e kam parë sjelljen e infermiereve.
Ju njoftoj se pa asnjë hamendje, menjëherë i kam larguar nga puna personelin në fjalë, kam kërkuar që me shpejtësi të veprohet, e për dëmin e shkaktuar nga ato do ti ndejkim përgjegjesit në procedura tjera ligjore po ashtu.
I ftoj organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre me efikasitet dhe që të njejtat të marrin denimin e merituar!
I sigurojmë familjet dhe gjithë Ju se do të ndërmarim çdo veprim të nevojshëm!
E përsëris, më vjen shumë keq, e di që ky njoftim nuk ju heq dhimbjen secilit nga Ju, posaqerisht familjes së zonjës së rrespektuar, por Ju premtoj se do tē bëj gjithcka që është në mundësinë tonë!