Rasti i Liljana Semës/ OSHEE heq përgjegjësinë: Ishte debitore! ‘Priza.al’ përgënjeshtron drejtorin dhe nxjerr fotot e librezave

67-vjeçarja Liljana Sema nga Fieri, pasi iu ndërpre energjia elektrike humbi jetën nga i ftohti. Në këto ditë të acarta OSHEE-ja i preu energjinë gruas 67-vjeçare që nuk arrinte të mbushte dot barkun me bukë. Pas reagimeve të shumta, ditën e sotme ka reaguar edhe drejtori i OSHEE në Fier, Arjan Fasko. Ai ka deklaruar e moshuara e cila u gjet e pajetë në banesën e saj, ka qenë pa kontratë energjie për më shumë se një vit. Ai u shpreh se asnjë i afërm nuk ka bërë kërkesë që asaj t’i rilidhej energjia.

“Kontrata që furnizonte objektin ku pretendohet se banonte zonja, është debitore dhe ka qenë për një periudhë të gjatë. Në 2018 ka lidhur një aktmarrëveshje që e ka ndërprerë në janar të 2020, është bërë aktive në muajin mars dhe është ndërprerë sërish në tetor të 2020. Pra ka mbi një vit me kontratën e energjisë elektrike të ndërprerë. Punonjësi i OSHEE që bën leximin e matësit ka deklaruar se është objekt i mbyllur dhe nuk jeton njeri, pasi e ka gjetur banesën të mbyllur. Nuk kemi asnjë kërkesë nga asnjë familjar apo i afërm për lidhje të energjisë në këtë periudhë“, thotë ai.

Ajo që bie në sy është, se nga librezat që ‘Priza.al’ ka siguruar është se zonja nuk kishte paguar vetëm muajin dhjetor 2021 pasi vetëm për këtë muaj e moshuara nuk kishte shkuar që të derdhte pagesën, në një kohë që afatin kjo pagesë e ka deri në datën 31 Janar 2022. Ekziston një mospërputhje e deklaratës së drejtorit dhe pagesave të regjistruara në librezë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *