24-vjeçari me origjinë shqiptare që jeton në Magnezi është rasti i parë i lisë së majmunëve në rajonin e Thesalisë në Greqi.
I riu paraqiti skuqje të lëkurës javën e kaluar dhe fillimisht u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Volos dhe më pas në Spitalin Universitar të Larisës ku iu nënshtrua analizave të nevojshme, ndërsa në të njëjtën kohë u mor një mostër nga lëkura, e cila u dërgua në një laborator special në Selanik.
Pasi u shtrua në spital, erdhi edhe përgjigja nga laboratori, shqiptari rezultoi pozitiv me linë e majmunëve.
Mësohet se gjendja e 24-vjeçarit paraqitet e mirë.