Rasti “TNT”/ Gjykata dënon me nëntë vite burg Nikolla Gruevskin

Gjykata Penale në Shkup ditën e sotme ka dënuar për rastin e “TNT”, konkretisht për rastin e “Kosmos” të afaristit Fijat Canovksi.

Sipas vendimit u shpallën fajtorë, ish-kryeministri i vendit Nikolla Gruevski,  ish-kryetari i Gazi Babës Toni Trajkovski, ish-ministri i trasnportit Mile Janakieski dhe Elizabeta Najdovska.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski u dënua me nëntë vitë burgim, Toni Trajkovski me katër vite burgim, Elizabeta Najdovska poashtu u dënua me katër vite burgim si dhe Mile Janakieski me tre vite heqje lirie.

Gjithashtu, u kërkua nga palët e përfshira në proces që të gjithë bashkarisht të paguajne dhe dëmin e shkaktuar ndaj afaristit Canovski, në vlerë totale prej mbi 11 milion eurove.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *