Jo vetëm për lavdi, kualifikimi i Interit në fazën e 16-të do t’i lejonte klubit të grumbullonte rreth 20 milion euro, të cilat sipas “Tuttosport” do të përbënin një arkë të bollshme me para për të propozuar një rinovim prej 6 milion euro në sezon plus bonuse për Skriniar.
Drejtuesit e klubit do të përpiqen të bindin sllovakun për të qëndruar, ku gjithashtu mund t’i japin edhe shiritin e kapitenit. Nëse nuk arrihet një marrëveshje, Skriniar mund të largohet në merkaton e janarit.