Raundi i parë për zgjedhjen e presidentit, Rama: S’po dimë kë kemi në anën tjetër

Pas përfundimit të seancës së parë në Kuvent për zgjedhjen e Presidentit të ri e cila ishte formale dhe zgjati pak minuta pasi nuk kishte asnjë kandidat, kryeministri Edi Rama është ndalur të flasë për mediat.

Rama është shprehur se qeveria nuk e di se kë ka në anën tjetër.

Pjesë nga fjala e Ramës:

T’ja kalojë këtë të drejtë kujt ekzaktësisht sepse ne nuk po dimë as kë kemi në anën tjetër, kemi lloj lloj copash dhe cikash. Nuk e di ku qëndron logjika. Ne e kemi kaluar këtë proces dy herë. Një herë kur kishim numra mjaftueshëm për të bllokuar 84, por një herë kur ne nuk kishim numrat.

PD kishte numrat, për të zgjedhur presidentin. Ne kemi kaluar në këtë proces dhe jemi ulur në tryezë, kemi vazhduar përpara, pavarësisht se shumica e asaj kohe zgjidhi një president që ishte nga radha e partisë së shumicës. Ky është roli që ka opozita, të gjejë rrugë për një konsensus me shumicën dhe të jetë e hapur për një emër që mund të jetë i propozuar nga shumica nëse bie dakord, nëse nuk bien rrugën ndahen dhe pastaj e vendos vota.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *