Pedagogu Agron Gjekmarkaj, ka folur këtë të martë në Konferencën e Kryetarëve në lidhje me procesin e zgjedhjes të presidentit.
Gjekmarkaj tha se ky nuk është proces për zgjedhjen e presidentit të republikës, po e ben me turp politikën shqiptare.
“Unë e kam theksuar në mbledhjen e kaluar që mazhoranca nuk ka mandatet për të zgjedhur presidentin, në subjektivitetin tim përpiqem të jem i ndershëm dhe deri tani ngjajme me të gjithë ata që votuan në 6 mars.
Sido të jenë problemet, opozita përfaqëson gjysmën e popullit shqiptar. Në optikën e dikujt që ka çdo pushtet në duar, propozojmë që këtë punë ta bëjë part time, paradite president pasdite kryeministër. Ne duam një president euroatlantik, nuk kam fare drojë ta theksoj se për fat të keq nga mbi pushteti i socialistëve, euroatlantizmi është e vetmja formë për të rikthyer demokracinë”, tha ai.